Blegtorët shprehin shqetësim për vendimin e qeverisë që parashikon dorëzimin e 50% të qengjave, në përpjesëtim me numrin e deleve, në thertore. Sipas tyre, ky vendim po ndikon negativisht në numrin e kopeve, i cili po zvogëlohet nga viti në vit. Ata theksojnë se nuk është e mundur që çdo dele të pjell nga një qengj, prandaj kërkesa për të dorëzuar gjysmën e tyre u shkakton humbje dhe e vështirëson ruajtjen dhe rritjen e tufës.
“Këtë vit 30% e deleve i kanë hedhur qengjat para kohe. A ndonjë virus a çka është problem nuk e dimë! Edhe veterineret thonë se nuk e dinë se çfarë është problemi. Shembull unë kam 100 copë dhen dhe ata asnjëherë nuk pjellin në kohë. 50 do pjellin në kohë 30% më vonë dhe 20 s’do pjellin hiq. Kjo 50 % nuk shtohet asnjëherë. Le të vjen ndash ministër, ndash kush të dojë, le t’i merr dhentë unë pa parë do ja jap. Le ti çojë ata 100 copë dhen le të pjellin të gjithë në kohë le të t’i bëjnë 100 qengja edhe unë do bëhem shërbëtori i atyre se të jem gjallë.”, theksoi Osman Adili – blegtor.
“Neve 100 dhen nuk na pjellin të gjitha. Na pjellin 70%! 10 % pjellin me vonesë, 10% a ngordhin a sëmuren. Me këtë 50 % që na kërkojnë ne ngelim pa subvencione, dhe kërkojmë një mirëkuptim nga ministria të na tërheqin këtë 50 % sepse ne humbim dhe nuk shtohen dhentë. Nëse duhet të ja japim 50 % a kemi 70 qengja, ne detyrohemi të ja japin edhe qengjat femra qeverisë. Atëherë ngelim pa qengja femra dhe nuk shtohen dhentë.”, tha Orhan Fejzullahu – blegtor.
Zëvendësministri i bujqësisë Flakron Bexheti thotë se me këtë nuk mund të ketë mashtrime për numrin e kopesë, ndërsa me rritjen e subvencioneve blegtorët kanë më shumë të ardhura. Ai ka biseduar me blegtorët dhe ankesat e tyre do i shqyrtojnë në ministri.
“Një shqetësim tjetër se për t’i marr subvencionet blegtorët duhet 50 % të numrit të tyre t’i dërgojnë në thertore. Kjo është per shkak të shfrytëzimit të subvencioneve ku më herët është bërë edhe rritja dhe është bërë edhe keq përdorimi i subvencioneve. Deklarimi i rrejshëm dhe këtë shqetësim ma kanë thënë edhe mua, dhe unë e kam marr për obligim që të flas me sektorin përkatës dhe me ministrin dhe të mundohemi që këtë përqindje ta ulim. Kjo 50 % të ulet dhe shpresoj që të kemi edhe mirëkuptim dhe sukses në këtë drejtim.”, u shpreh Flakron Bexheti- zëvendës ministër i Bujqësisë.
Blegtorët thonë se një qengj mbi 20 kilogram paguhet për 210 denarë, ndërsa ata nënë 20 kilogram 220, që sipas tyre është një çmim minimal, ndërsa të gjithë vendet e rajonin kilogramin e paguajnë 300 denarë. Ata shtojnë se për çdo qengj në thertore marrin 1000 denarë, por këto para nuk i kanë marrë dy vitet e fundit./tv21.tv/