Një foshnjë ka ndërruar jetë dje në mëngjes në një shtëpi familjare në Shutkë (Shuto Orizarë). Rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 08:00 nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili ishte thirrur për ndërhyrje.
Mjekët në vendngjarje, për fat të keq, kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen.
Sipas kontrollit fillestar, në trupin e foshnjës nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e sakta që kanë çuar në vdekjen e të porsalindurit.



