Vdes gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci

Ka vdekur gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nëpërmjet në një postimi në Facebook.

Në vijim gjeni postimin e AGK-së:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares Qefsere Nishevci

Ka ndërruar jetë gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci.

Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. [Foto: Hazir Reka]./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit