Tiranë, 17 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila qëndron për vizitë punëe në Tiranë, sot do të realizojë takim me përfaqësus të minoritetit shqiptar në Shqipëri, të Aleancës maqedonase për Integrim Evropian, të Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Tiranë, si dhe diplomatë dhe profesorë maqedonas.
Presidentja Siljnavoska Davkova dje mori pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL).
Ajo u drejtua në sesionin plenar me temë “Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE”.
Nikoqir i Samitit ishte presidenti shqiptar Bajram Begaj, ndërsa kryesuesi i ardhshëm i PBEJL-së është presidenti bullar Rumen Radev.
Në samit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH, Zheljka Cvijanoviq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popsoi.
Gjithashtu morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme: i Turqisë, Hakan Fidan; i Greqisë, Jorgos Gerapetritis; i Rumanisë, Emilian Horatiu Hurezeanu; Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Franjo Matushiq Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Amer Kapetanoviq, si dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.





