12.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Vazhdon kaosi në transportin urban në Shkup, autobusët sërish nuk arrijnë në kohë

Orari i linjave të autobusëve në tabelën ku tregon minutat se për sa kohë vjen autobusi i radhës, duket se vetëm harxhon rrymën kot, pasi nuk përputhët me realitetin e pritjes. Pensionistë, nxënës e qytetarë që shkonin në punë, edhe sot priten me orë të tëra për autobusët e vonuar të transportit urban të kryeqytetit.

Në stacionet më të frekuentuara, pritjet zgjatin, qytetarët presin në stacion pa e ditur se për sa kohë do të vijë autobusi, e aq më pak se çfarë po ndodh me transportin urban.

“Shumë pritet për autobusë, e perse nuk e di”, u shpreh një qytetare.

“Ja presim që të vije 65-a. Sa kohë? Unë pres 20 minuta. Unë pres 45 minuta edhe unë e pres 65-sën”, tha një tjetër qytetare.
“Pres 30 minuta ndoshta edhe më shumë kohë dhe nuk ka”, theksoi një qytetare.

“Autobusët! Nuk janë të rregullt. Jo, jo. NQP-ja është kompani e humbur, nuk ka naftë, nuk ka shoferë, nuk kanë pjesë e ne do të presim këtu, kush na pyet neve. Ne qytetarët katastrofë. Sa kohë pritet? Gjatë sigurisht, nga një orë presim. Në çfarë ngjanë kjo”, deklalroi një qytetar.

Nga NQP mbeten në komunikatën e një dite më parë ku njoftuan se kanë marrë një njoftim nga furnizuesi me gaz natyror se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz, gjë që sipas ndërmarrjes, mund të shkaktojë reduktim në disa linja të transportit publik, veçanërisht ato që përdorin gazin si lëndë djegëse.

Sipas informative tona, problemi me furnizimin me gaz natyror për autobusët e ndërmarrjes është zgjidhur por në terren gjendja përsëri ishte e renduar. Javë më parë kishte edhe reduktime nga ana e transportuesve privatë, për shkak të borxhit që ndërmarrja kishte ndaj tyre. Pas pagesës së një sasie të borxhit, transportuesit privatë u rikthyer sërish në qarkullim./Alsat/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit