9.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

Vazhdojnë përplasjet mes LSDM dhe VMRO rreth çështjes së migrantëve

LSDM-ja thotë se çështja e migrantëve duhet të zgjidhet në Parlament, dhe jo nëpër këshillat komunal, ashtu siç thotë VMRO-DPMNE. Sipas tyre, që qytetarët të binden se nuk ka marrëveshje për strehimin e migrantëve në vend, duhet të miratohet Rezoluta.

“Çështja e migrantëve është shtetërore. Për atë duhet të vendosë Kuvendi dhe jo komunat veç e veç ose këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Kryeministri Hristijan Mickoski e shohim se me ditë refuzon të japë një përgjigje të thjeshtë, a do ta firmosë Rezolutën me të cilën qytetarët do të jenë të sigurt se migrantë për para në Maqedoni nuk do të ketë. Në vend të përgjigjes nga Mickoski shohim justifikime, shtyrje dhe përpjekje që tema të kalohet në nivel lokal”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja thotë se Filipçe që sot është kundër migrantëve, dikur kishte pranuar ndërtimin e kampit në Bardovcë. Kjo parti paralajmëroi dokument nga këshilltarët e tyre në këshillat komunat, me të cilin do të zotohen se në territorin e atyre komunave, nuk do të ndërtohen kampe migrantësh. Një ditë më parë Mickoski tha se pavarësisht se ka përgënjeshtruar opozitën, LSDM-ja vazhdon të ngjallë frikë dhe ftoi prokurorinë ta ndjekë atë penalisht, sipas Kodit penal dhe neneve për ngjallje të frikës.

“Venko Filipce sot luan rolin e një patrioti të shqetësuar, ndërsa në qeverinë me Zaevin ata shitën interesat kombëtare dhe punuan në mënyrë aktive për të sjellë migrantë në Maqedoni. Gjatë qeverisjes së LSD-së, Zoran Zaev, së bashku me Venko Filipçen, kishin një politikë partiake dhe shtetërore për vendosjen e migrantëve, të njëjtëve migrantë që janë problematikë në të gjithë Evropën”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Tema e migrantëve u hap pasi javën e kaluar disa media britanike njoftuan për një marrëveshje të mundshme mes qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të Maqedonisë për deportimin në vend, të azilkërkuesve që qeveria britanike ka refuzuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit