-0.2 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

Vazhdojnë defektet e autobusëve të NQP-së, qytetarët ankohen për vonesa

Vazhdojnë problemet me autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të Shkupit, të cilët edhe sot kanë mbetur në rrugë për shkak të defekteve teknike. Qytetarët, që dërguan pamje në redaksinë e Televizionit Alsat, ankohen se autobusët e NQP-së vazhdimisht prishen në rrugë, duke shkaktuar vonesa për në punë dhe në kryerjen e obligimeve ditore. Ata kërkojnë mirëmbajtje më të mirë të transportit publik, në mënyrë që lëvizja të jetë më e sigurt dhe më efikase. /Avni Tahiri

Video Player

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit