Deri të premten, moti do të jetë me diell dhe mjaft i ngrohtë me shfaqjen e vranësirave të vogla lokale dhe erërave të moderuara deri të forta nga jugu dhe jugperëndimi.
Për shkak të rrymave ajrore nga jugu dhe jugperëndimi, pluhuri dhe rëra e Saharasë do të jenë të pranishme mbi Maqedoni të premten, duke e bërë atmosferën të vranët dhe motin të ngjeshur dhe të lagësht.
Sa i përket temperaturave, ato do të rriten prej 30 deri në 38 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të rritet në intervalin midis 34 dhe 37 gradë.