Gostivar, 23 dhjetor – Kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për besimin e dhënë që të drejtoj degën e BDI-së në Gostivar, shkruan Top24
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, për besimin dhe nderin që më ka dhënë për të vazhduar me udhëheqjen degës së BDI-së në Gostivar.
Kjo përgjegjësi vjen pas mbledhjes së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, ku u morën vendime të rëndësishme, duke rikonfirmuar vizionin tonë të përbashkët për ripërtëritje, unitet dhe forcimin e misionit politik të BDI-së.





