6.8 C
Skopje
Monday, December 1, 2025

Valbona nën vellon e dëborës

Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, është ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Gjatë stinës së dimrit, reshjet e dëborës e shndërrojnë parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësuar qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

 

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga parku kombëtar i Valbonës, tashmë i mbuluar nga dëbora.

Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

E kthyer në një oaz çlodhës në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, me vizitorë të shumtë në çdo periudhë të vitit.

Natyra e këtij parku ofron mundësi për turizëm gjithëvjetor. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta, si dhe periudha të gjata me ngrica dhe erëra.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit