17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Valbona Adili Emini: VLEN ndal abuzimet me bixhozin, mbron familjen e nxënësin!

“VLEN sot i tha STOP industrisë së bixhozit! Me taksa më të larta, rregulla të rrepta dhe kushte të reja, po pastrojmë një sektor që për vite të tëra ishte jashtë çdo kontrolli, i lënë në mëshirë të abuzuesve dhe oligarkëve të lidhur me pushtetin e deri para një viti,” shkruan Adili Emini në Facebook.

Duke e krahasuar qasjen e VLEN me atë të BDI-së, Adili Emini theksoi se derisa për vite me radhë sytë ishin mbyllur dhe interesat e qytetarëve ishin shitur për favore mafioze, sot po vendoset rend dhe drejtësi.

“Aty ku BDI mbyllte sytë dhe shiste interesin publik për favore të mafias së bixhozit, ne po vendosim rend dhe drejtësi. Ky është ligji i njerëzve të thjeshtë, ligji që mbron nxënësin, familjen dhe jetën – e jo xhepat e klaneve të korruptuara,” vijon ajo.

Me këtë nismë, VLEN synon të rivendosë kontrollin shtetëror mbi një industri që shpesh ka qenë e lidhur me varfërinë, kriminalitetin dhe shpërdorimin e të rinjve. Deputetja Adili Emini nënvizoi se kjo është vetëm një pjesë e betejës për një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit