22.8 C
Skopje
Thursday, September 25, 2025

Valbona Adili Emini: VLEN fuqizon gratë në politikë – Logjika, vendosmëria dhe intuita janë forca jonë

Deputetja e koalicionit VLEN, Valbona Adili Emini, ka shpërndarë një mesazh frymëzues për fuqizimin e grave në politikë.

“Në politikë një femër e fortë kupton se logjika, vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti”, ka shkruar ajo në Facebook.

Adili Emini theksoi se sot, së bashku me deputetë të tjerë, vizituan Kërçovën dhe Manastirin për të mbështetur fuqishëm bartëset e listave për këshilltare. Ajo u shpreh se VLEN është koalicioni i dëshmuar që i mbështet gratë në politikë, duke i fuqizuar ato edhe në proceset vendimmarrëse.

https://www.facebook.com/share/19MLKhoMxH/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit