Deputetja e VLEN, Valbona Adili Emini, në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, theksoi rëndësinë e vetëdijesimit dhe kontrolleve të rregullta për parandalimin e kësaj sëmundjeje që prek çdo të tetën grua në botë.
> “Tetori Rozë shënohet botërisht si muaji i sensibilizimit të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit. Por si zhvillohet kjo luftë? Duke luftuar pa u dorëzuar dhe duke parandaluar përmes kontrolleve të rregullta”, shkroi Adili Emini.
Ajo kujtoi se edhe në vendin tonë, numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është në rritje, ndaj theksoi rëndësinë e mobilizimit të organizatave lokale për të ofruar informacion, mbështetje dhe aktivitete që nxisin diagnostikimin e hershëm.
Në këtë frymë, në ambientet e Pallatit të Kulturës u mbajt një event sensibilizues ndaj kancerit të gjirit, me iniciativën e Forumit të Grave të VLEN, si dhe kandidatit për kryetar komune Fatmir Beqir Limani dhe Teuta Ahmedi-Purellku.