Kandidatja për deputete, e dyta në listë në zonën e 5 zgjedhore, Valbona Adili Emini ka theksuar pabarazinë gjinore në politikë në Maqedoninë e Veriut edhe përkundër siç ka cekur ajo se kemi plot gra të forta e të emancipuara.
Ajo ka thënë se VLEN do të ofrojnë modelin më të mirë për gruan e përkushtuar në politikë në shërbim të qytetarëve e jo siç ka qenë tani më shumë në shërbime klienteliste partiake.
“Më në fund mund të pranojmë se gratë janë të mençura, krijuese dhe të afta sa dhe burrat. U bindem tiu njohim atyre se dhe ato kanë të drejtë të marrin pjesë në mënyrë aktive në plotikë, të japin kontributin sipas kapacitetit që ato kanë, që deshirojnë lirinë e tyre dhe nuk kanë pse te kufizohen ndryshe nga ajo që janë.
Edhe pse shoqëria e sotme është e mbushur me gra të forta, të emancipuara, të arsimuara dhe të punësuara, pabarazia gjinore ende ndihet.Duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke u fuqizuar në politikë ne mundemi. Duhet të bëjmë shumë për gratë! Me VLEN neve do të ofrojmë modelin më të mirë për përkushtimin e gruas në politikë në shërbim të qytetarëve e jo siç ka qenë tani në shërbime kryesisht klienteliste” ka shkruar Valbona Adili Emini në profilin e saj në fcb (INA)