16.8 C
Skopje
Saturday, November 22, 2025

Valbona Adili Emini: Nder i veçantë të jem pjesë e ndarjes së Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” 2025

 

Valbona Adili Emini bëri të ditur se ka pasur nderin të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025, organizuar nga Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi.

Gjatë aktivitetit u nderuan me mirënjohje dy fituesit e këtij viti, Resul Shabani dhe Sevdail Demiri, personalitete që me veprën dhe përkushtimin e tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në kultivimin e gjuhës shqipe, si dhe në forcimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve në Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e sivjetshme theksoi edhe një herë rëndësinë e promovimit të vlerave të përbashkëta kulturore dhe ndërtimit të urave që bashkojnë komunitetet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit