Shkup – Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Emini, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për rolin e grave në politikë, duke theksuar se ato janë forcë, energji e pashtershme dhe shtylla kryesore e proceseve vendimmarrëse.
“Gratë janë forcë dhe energji e pashterëshme, sidomos kur mbështesin njëra-tjetrën. Ato kanë ndjeshmëri të lartë ndaj shqetësimeve dhe qasje më të butë ndaj problemeve. Në vendet ku dominojnë gratë në politikë nuk ka luftë, nuk ka konflikte”, ka shkruar ajo.
Adili-Emini ka përshëndetur vendimin e koalicionit VLEN, i cili i ka dhënë mundësinë që bartëse e listës për qytetin e Kërçovës të jetë një grua – profesoresha e nderuar Teuta Ahmedi-Purellku.
Deputetja i ka uruar suksese Ahmedi-Purellkut në garën për zgjedhjet lokale, duke e cilësuar kandidaturën e saj si shembull të fuqizimit të grave shqiptare në politikën e RMV-së.