Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe afërsie me vlerat shpirtërore.
Në urimin e tij, Limani theksoi se muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë reflektimi, sakrifice dhe përkushtimi, duke shprehur shpresën që agjërimi dhe lutjet e besimtarëve të jenë pranuar.
“Të nderuar besimtarë muslimanë! Muajit të Ramazanit i erdhi fundi. Uroj përzemërsisht që agjërimi të jetë pranuar, që çdo zemër të jetë pastruar, e që të gjithë ne të jemi më afër vlerave të Zotit. Gëzuar Bajramin dhe Drita e Zotit ndriçoftë çdo hap dhe vendim tuajin!”, thuhet në urimin e tij.
Ai shtoi se kjo festë e madhe duhet të shërbejë si moment bashkimi, mirëkuptimi dhe humanizmi mes qytetarëve.
Me këtë rast, Kryetari Limani uroi që Fitër Bajrami të sjellë shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje.



