20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Vala e të nxehtit përfshin Maqedoninë e Veriut

Mot shumë i nxehtë me temperatura të larta do të na shoqëroj edhe ditëve në vijim. Madje, të mërkurën temperatura pritet të shënoj 40 gradë celsiuz, thanë nga Enti hidrometeorologjik. Gjithashtu, sinoptikët kujtojnë se muaji Qershor në përgjithësi do të jetë shumë I nxehtë dhe I thatë, me temperature mbi mesataren.

“Mot më të nxehtë presim të kemi të mërkurën me temperaturë maksimale prej 32 deri më 40 gradë celsiuz. Këto 40 gradë sigurisht që do ti kemi në pjesët më të ngrohta të vendit, përgjatë Vardarit. Nga e enjtja do të fryj erë e fortë nga drejtimi jugëperëndimor. Gjatë kësaj dite do të kemi ulje temperaturash mirëpo ajo ulje nuk do të jetë drastike por mund të themi vetëm dy ose tre grade. Temperaturat do të jenë mbi mesataren, do të kemi qershor mjaft të nxehtë dhe të thatë”, deklaroi Lençe Rizova, sinoptike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit