10.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

USAID për katër vjet shpenzoi 1,7 miliardë dollarë në Ballkanin Perëndimor, ja sa para mori Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit

I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell në rrjetin social “X” ka shpërndarë disa të dhëna nga Kos Data, ku thuhet se USAID shpenzoi 1,7 miliardë $ në Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës prej vitit 2020 deri në vitin 2024. Sipas të dhënave vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë periudhë kanë marrë nga:

Kosova – 537 milionë $

Bosnje dhe Hercegovina – 402 milionë $

Maqedonia e Veriut – 290 milionë $

Serbia- 209 milionë $

Shqipëria -189 milionë $

Mali i Zi- 77 milionë $

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit