Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka pritur pasditen sotme në Aeroportin e Shkupit kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell
“Sot pasdite në aeroportin e Shkupit prita kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila në kuadër të agjendës së saj për Ballkanin Perëndimor sot arriti në Shkup”, bëri të ditur Mucunski në Fejsbuk.
Ministri theksoi se nga takimet e sotme pret konfirmim të mbështetjes për procesin e integrimit evropian.
“Pres që në takimet e sotme të konfirmohet mbështetja për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimin gradual të rajonit me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i politikës së jashtme të Maqedonisë”, ka thënë Mucunski.
Ursula von der Leyen do të takohet sot me Siljanovska-Davkovën, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.