Sot u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, ku mori pjesë edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.
Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për aktivitetet dhe prioritetet e ardhshme të Unionit të Grave.
Një nga temat kryesore ishte përgatitja e një programi të ri, i cili do të bazohet në pesë prioritete strategjike dhe do të përfshijë aktivitete, iniciativa dhe ngjarje konkrete.
Në kuadër të çështjeve organizative, Komiteti Ekzekutiv vendosi të shpallë thirrje publike për kandidim për kryetare të Unionit të Grave në komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së.
Nga Unioni bëjnë të ditur se në periudhën e ardhshme do të publikohet thirrja për të gjitha gratë anëtare të partisë që dëshirojnë të marrin përgjegjësi dhe të kontribuojnë në zhvillimin e organizatës.
Unioni i Grave thekson se mbetet i hapur për gratë që kanë vizion, ide dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e Maqedonisë.






