Shkruan Mevlan Ademi
Unifikimi i tre Parlamenteve Studentore për herë të parë në vend🇦🇱!
Në hapësirat e Universiteti i Tetovës u zhvillua një takim ndërmjet kryesive të parlamenteve studentore të tre universiteteve shqiptare në Maqedonin e Veriut, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup.
Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi unifimikit, mobilizimi i studentëve për çështjen e provimit të jurisprudencës dhe diskutimi i çështjeve me interes për studentët dhe koordinimi i përbashkët.
Në takim morën pjesë Kryetari i Kuvendit Studentor të UT, Leart Ibraimi; Kryetari i Kuvendit Studentor të UNT, Besar Sejdiu; Kryetari i Parlamentit Studentor të UEJL, Besjan Rexhepi.
Së bashku me studentë të Fakultetit Juridik të përfshirë në iniciativën për provimin e jurisprudencës.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit studentor dhe përfaqësimit më të fuqishëm të interesave të studentëve shqiptarë në vend.




