14.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

 ‘Unë jam vetë grua’ shfaqet sonte në Teatrin e Gjilanit

Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, sonte në orën 20:00, jepet shfaqja “Unë jam vetë grua” e dramaturgut Doug Wright, me regji të Kushtrim Koliqit dhe lojë nga Adrian Morina.

 

Në njoftimin e publikuar në faqen e teatrit, bëhet me dije se kjo shfaqje është e bazuar në historinë e jashtëzakonshme të Charlotte von Mahlsdorf, një grua që sfidoi kohën, sistemin dhe vetë realitetin për të jetuar të vërtetën e saj.

Tutje theksohet se aktori Adrian Morina transferohet përgjatë shfaqjes në mbi 30 role.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit