Çmimet e produkteve bujqësore në tetor të vitit 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024, kanë rënë për 3,2 për qind në prodhimin e bimëve, ndërsa janë rritur për 3,7 për qind në prodhimin blegtoral, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Analizat tregojnë se çmimet bujqësore në tetor të vitit 2025, krahasuar me çmimet në tetor të vitit 2024, tregojnë një rënie të prodhimit dhe një rritje të inputeve.
“Çmimet në bujqësi në tetor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën për 1.7 për qind te inputi, dhe u ulën për 1.6 për qind te autputi. Në seksionin e inputit, në tetor 2025, krahasuar me tetor e vitit 2024, pati një rritje të çmimeve të inputit 1 (mjetet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 1.5 për qind dhe një rritje të çmimeve të inputit 2 (mjetet e destinuara për investime në bujqësi) për 4.9 për qind. Në seksionin e autputit, në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024, çmimet e prodhimit bimor u ulën për 3.2 për qind, ndërsa çmimet e prodhimit blegtoral u rritën për 3.7 për qind, sipas Entit Shtetëror të Statistikës.





