32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Ukrainasit sulmojnë me dron qytetin e Kazanit – 1300 kilometra në thellësi të Rusisë (VIDEO)

Dronët ukrainas sulmuan qytetin rus Kazan, duke bërë që aeroporti i qytetit të mbyllej përkohësisht, raportuan të shtunën mediat ruse dhe autoritetet e aviacionit.

Agjencitë shtetërore të lajmeve ruse raportuan një sulm me dron në një kompleks banimi në Kazan, një qytet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës dhe më shumë se 1300 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se qyteti u sulmua nga tre valë dronësh midis orës 07:40 dhe 09:20, sipas kohës lokale, shkruan reuters.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit