8.8 C
Skopje
Wednesday, October 29, 2025

Uji nga Ujësjellësi i Tetovës është i pijshëm, parametrat mikrobiologjik janë në rregull

Uji nga Ujësjellësi i Tetovës mund të konsumohet, treguan hulumtimet dhe analizat e Departamentit për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, pas turbullirës së madhe të ujit nga burimet malore të dielën për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Fillimisht u përcaktua se uji ishte i rregullt në analizat fiziko-kimike të dielën, pas së cilës sot në Qendrën për Shëndet Publik u pritën rezultatet mikrobiologjike të cilat gjithashtu tregojnë se uji për pije është i sigurt.

“Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të kryera dhe analizës së ekspertëve uji është i përshtatshëm për përdorim sipas dispozitave për sigurinë e ujit për pije”, informon dr. Ratko Davidovski, udhëheqës i Departamentit për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.

Në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës sot shfrytëzohen vetëm 190 litra ujë në sekondë nga burimet malore të Kodrës së Diellit, ndërsa ende pritet mundësia të shfrytëzohen edhe sasitë të cilat vijnë nga sistemi i ri i furnizimit me ujë nga lumi Leshniçla. Ky sistem u mbyll për herë të parë pasi turbullirë e madhe u evidentua në Stacionin e trajtimit të ujit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit