Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt dhe me cilësi të mirë, tregon raporti javor laboratorik i NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup.

“Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën prej 15.06.2026 deri 19.06.2026 mori 192 mostra për analiza fizike-kimike dhe 192 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 49 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në bazë të rezultateve të mara nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informojnë sot nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit