13.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Udhëheqësit më të lartë shtetëror uruan ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Udhëheqësit më të lartë shtetëror uruan ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke përkujtuar referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, thotë se maqedonasit fituan për një shtet të pavarur dhe unitar.

Megjithatë, edhe pas 34 viteve, siç ka shkruar presidentja, ende luftojmë për një shtet modern, të drejtë dhe me standarde evropiane. Rruga drejt drejtësisë çon përmes një shteti evropian, i bazuar në kriteret e Kopenhagës, pushtetit demokratik, përmes ekonomisë konkurruese dhe prosperitare ka shkruar Siljanovska.

Pavarësinë e shtetit e ka uruar edhe kryeparlamentari Afrim Gashi. Mesazhi i tij është që të gjithë qytetarët të bashkohen rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit, për të përmbushur aspiratat e vendit tonë. Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është një moment që na kërkon të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritshme për brezat që do të vijnë, ka shkruar Gashi.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit