18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin ndaj Trumpit

Udhëheqësit nga e gjithë bota kanë dënuar sulmin në mitingun e Donald Trumpit në Pensilvani, kanë denoncuar dhunën politike dhe i kanë uruar ish-presidentit shërim të shpejtë.

Trumpi ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ishte qëlluar në pjesën e sipërme të veshit të djathtë dhe se kishte “shumë gjakderdhje”. Zyrtarë të fushatës së tij kanë thënë se ai “po bënte mirë” derisa tashmë është liruar nga spitali, raporton The Guardian.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres dënoi sulmin dhe e quajti atë një “akt të dhunës politike”.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e dënoi po ashtu sulmin.

“Edhe një herë, ne jemi dëshmitarë të akteve të papranueshme të dhunës kundër përfaqësuesve politikë”, ka thënë kryediplomati i bllokut.

Kryeministri britanik, Kier Starmer ka thënë se ishte “i tmerruar nga skenat tronditëse” në tubim.

“Dhuna politike në çfarëdo forme nuk ka vend në shoqëritë tona dhe mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi”, është shprehur ai.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit