24.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

U vendos pezullimi i një fakulteti privat në Shkup

Në listën e institucioneve të arsimit të lartë që janë pezulluar është përfshirë edhe Fakulteti për ekonomi biznesi në Shkup. Në këtë fakultet nuk janë regjistruar student të rinj për vitin akademik 2025/2026, transmeton Portalb.mk.

“Në 15 muajt e fundit gjithashtu janë mbyllur 14 institute shkencore private, disa për shkak të mosaktivitetit dhe disa për shkak të mospërmbushjes së kushteve të funksionimit”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë.

Ministria sqaroi se te Fakulteti i ekonomisë së biznesit në Shkup është konstatuar parregullësi, të cilat nuk janë larguar përkundër rekomandimeve.

Komisioni i veçantë në MASH ka konstatuar parregullsitë, ndërsa Këshilli për akreditimi të arsimi të lartë ka dhënë mendim për pezullimin e këtij institucioni. Studentët që tashmë janë të regjistruar në këtë fakultet, do të vazhdojnë të ndjekin studimet aty.

Ndryshe, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt ka mbyllur edhe Institutin për Hulumtime Biometrike në Shkup. Brenda disa muajve në RMV janë mbyllur disa institucione arsimore dhe shkencore, ndërsa në shumë të tjera janë konstatuar parregullsi

. Ndërkaq ministrja e Arsimit vazhdimisht ka përsëritur se ka gjasa të mbyllen shumë institucione të cilat nuk i plotësojnë kushtet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit