U mbajt mbledhja e parë e Kryetarit të ri të Degës së BDI-së në Kërçovë me Ali Ahmetin

Në Kërçovë u mbajt mbledhja e parë mes Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të ri të Degës së BDI-së në Kërçovë, Dr. Arlind Sejdini, në prani të aktivistëve dhe strukturave partiake lokale.

Gjatë takimit u konfirmua njëzëri përkrahja e plotë e aktivit partiak ndaj Kryetarit të Degës, duke u theksuar uniteti, përgjegjësia dhe gatishmëria për angazhim të përbashkët në funksion të riorganizimit dhe avancimit të veprimtarisë partiake në Degën e BDI-së – Kërçovë.

Në kuadër të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake, u bë e ditur se do të nisë procesi i riorganizimit të nëndegëve në të gjithë territorin e Kërçovës. Ky proces synon rritjen e efikasitetit, përfshirjes dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve partiake në çdo lagje dhe vendbanim.

Unanimisht u vlerësua se brenda një afati prej 30 ditësh do të mbahen kuvendet e nëndegëve, si dhe Kuvendi i Degës së BDI-së në Kërçovë.

Aktivi i BDI-së në Kërçovë shprehu falënderim dhe mirënjohje për çdo anëtar dhe përkrahës të përkushtuar ndaj parimeve dhe programeve politike të partisë, të cilat janë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit