9.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

U hap Panairi Ndërkombëtar i Librit në Shkup

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, sot do të fillojë Panairi i Librit i cili do të jetë i hapur deri më 24 prill, transmeton Portalb.mk.

“Me mbi 30 manifestime promovuese, nga nesër, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa slogani i këtij panairi është “Tregimi lexohet”.

Ndërmarrja e transportit publik (NTP) njoftoi se prej sot do të hapen linja shtesë për shkak të Panairit Ndërkombëtar të Librit.

Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të cilave do të niset nga Novo Lisiçe dhe tjetra nga Deksion.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit