Në afërsi të fshatit Bogorodicë, në rajonin e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare -Jug, kanë privuar nga liria personin me iniciale B.K, i moshës 39 vjeçare nga qyteti i Shkupit, të cilit në veturë iu gjetën shtatë emigrantë, pesë nga Afganistani dhe dy nga Egjipti.
“Rreth orës 18:30 u siguruan edhe dy emigrantë të tjerë nga Egjipti, të cilët ishin pjesë e grupit, por nuk kishin hipur në automjet në vendin e quajtur Kravarski Pat. Në lidhje me ngjarjen, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 418-B të Kodit Penal, më 12.10.2026, në orën 00:05, u privua nga liria edhe një 17-vjeçar nga Egjipti, me qëndrim të përkohshëm në Greqi. Emigrantët u vendosën në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit në Gjevgjeli, ndërsa B.K. dhe 17-vjeçari u mbajtën në stacion policor”, njoftoi MPB-ja.
Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës








