U arrestuan në protestën e Adriatik Lapajt para kryeministrisë, gjykata liron katër anëtarët e “Shqipëria Bëhet”

Gjykata e Tiranës ka liruar anëtarët e Partisë “Shqipëria Bëhet?”, të cilët u arrestuan më 4 janar në protestën e organizuar nga Adriatik Lapajt.

Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe caktimin e masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn.

Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm.

Kujtojmë që policia vuri në pranga 4 persona pasi dyshohet se hodhën sende të forta në drejtim të punonjësve të uniformave blu.

Kujtojmë që në protestë mbeti i lënduar edhe vetë Adriatik Lapaj, i cili u dëmtua në kokë dhe përfundoi në Spitalin e Traumës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit