30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

U aksidentua me motorr para një muaji, vdes 23-vjeçari nga Gjilani

Ka vdekur në moshë të re, motoristi nga fshati Pogragjë i Gjilanit, Fidan Arifi, i cili para një muaji kishte pësuar aksident me motorin e tij,shkruan gazeta insajderi.org/

Lajmin për vdekjen e Fidanit e kanë dhënë kolegët e tij përmes rrjeteve sociale.

23-vjeçari Arifi ishte shpallur kampion në disa gara me motor, të zhvilluara në terrene të ndryshme në Kosovë.

Për të ishte kërkuar ndihmë pas aksidentit pasi që ishte konstatuar se ai ka mbetur me lëndime të rënda trupore, duke përfshirë shtyllën kurrizore, pamundësi për lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës.

Për ceremoninë e varrimit ende nuk është njoftuar nga familja.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit