23.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Tymi i zi përsëri sot mbuloi Shkupin, tani në Trubarëve të Komunës së Gazi Babës

Tymi i zi përsëri sot mbuloi Shkupin, tani në Trubarëve të Komunës së Gazi Babës ku po digjet një deponi e mbetjeve të plastikës dhe sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, deri tani janë angazhuar dy helikopterë dhe një air traktor për shuarjen e zjarrit”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Nga zjarri që po digjej, dëgjoheshin edhe krisma herë pas here.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov, ekzistojnë dyshime se ky zjarr është i qëllimshëm dhe këtë e quajti një sulm hibrid ndaj shtetit.

“Ky është një sulm hibrid dhe sipas meje më shumë së e sigurt është se bëhet fjalë për zjarr të ndezur qëllimisht dhe bisedova edhe me pronarin. (1:18 – 1:30) Bëhet fjalë për një kompani e cila punon me mbetje elektronike, mbetje të kompjuterëve, televizorëve dhe gjithçka që ka të bëjë me mbetje elektronike dhe shumë plastikë, pra mund ta shohim plastikën që digjet dhe tymon”, tha Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellov shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme po punon për të zbuluar autorët dhe apeloi qytetarët që të denoncojnë çdo sjellje të dyshimtë, persona që lëvizin me bidonë, veçanërisht rreth objekteve të tilla si kjo deponi që u përshi sot nga flakët. Nga zjarri në Trubarevë nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Ndërkohë sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit me më shumë se dhjetë zjarrfikës, si dhe disa automjete të specializuara. Zjarri është denoncuar rreth orës 13:30 në numrin 112. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit