Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Turqia dhe Agjencia për Promovimin dhe Zhvillimin e Turizmit të shtetit (TGA) informojnë se aktivitetet turistike në të gjithë vendin zhvillohen plotësisht normalisht dhe sipas zakonit, ndërsa kërkesa për udhëtime drejt Turqisë mbetet në një nivel jashtëzakonisht të lartë.
Pavarësisht raportimeve të shtuara mediatike për konfliktin në disa pjesë të rajonit më të gjerë të Lindjes së Mesme, fakti është se Turqia është një vend mesdhetar dhe nuk është palë në këtë konflikt. Destinacionet e saj kryesore turistike, si Stambolli, Antalia, Bodrumi, Izmiri, Kapadokia, bregdeti i Egjeut dhe Riviera Turke, të cilat janë ndër më të vizituarat në botë, vazhdojnë të presin rregullisht dhe pa ndërprerje mysafirë nga Evropa, Amerika e Veriut dhe rajoni i Azi-Paqësorit.
Disa fakte kyçe të bazuara në gjendjen aktuale në terren konfirmojnë se industria turistike në Turqi funksionon plotësisht pa pengesa.
Së pari, pushimet në Turqi zhvillohen si zakonisht, ndërsa të gjitha kapacitetet turistike, si resortet, hotelet, turet turistike dhe në përgjithësi të gjitha përvojat në destinacionet kryesore turistike funksionojnë sipas planifikimit dhe në përputhje me rezervimet. Nuk ka mbyllje, ndërprerje apo kufizime qeveritare që lidhen me aktivitetet turistike në asnjë pjesë të vendit.
Gjithashtu, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet turke realizohen sipas orarit të rregullt. Normalisht funksionojnë aeroportet në Stamboll, Antalia, Bodrum, Izmir, si dhe të gjithë aeroportet e tjerë të mëdhenj ndërkombëtarë. Asnjë aeroport nuk është mbyllur dhe nuk ka kufizime apo devijime fluturimesh për shkak të zhvillimeve rajonale, ndërsa kompanitë ajrore që operojnë drejt Turqisë nuk kanë raportuar asnjë fluturim të anuluar të lidhur me konfliktin.
Së treti, dhe shumë e rëndësishme, sezoni veror 2026 në Turqi është hapur për rezervime, të cilave mund t’u qaset me besim të plotë. Kërkesa për aranzhmane turistike dhe rezervime mbetet e lartë tek udhëtarët që kanë një ide të qartë për pozicionin gjeografik të vendit. Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në mbështetjen dhe komunikimin me partnerët dhe sektorin turistik, duke ofruar të dhëna, deklarata dhe informacione shtesë kurdo që të jetë e nevojshme.




