10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Turqia lëshon urdhër arresti për Netanyahun dhe 37 zyrtarë izraelitë

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, raportojnë mediat turke.

Zyra akuzoi zyrtarët e shënjestruar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Gaza.

Ajo përmendi sulmet sistematike ushtarake izraelite ndaj civilëve, spitaleve dhe infrastrukturës në enklavë që nga tetori i vitit 2023, përfshirë vrasjen e gjashtëvjeçares Hind Rajab dhe bombardimin e objekteve mjekësore. Ajo gjithashtu iu referua sulmit të Izraelit ndaj Flotiljes Globale Sumud , një nga misionet më të mëdha të ndihmës që kërkoi të thyente bllokadën detare të Gazës nga Izraeli.

Turkiye ka qenë prej kohësh një kundërshtar i zëshëm i gjenocidit të Izraelit në Gaza, duke pezulluar marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me vendin për shkak të konfliktit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit