6.8 C
Skopje
Monday, December 15, 2025

Tryezë shkencore mbi monitorimin e pasurive ujore në Shqipëri

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt një tryezë e rrumbullakët për evidentimin e kapaciteteve të institucioneve kërkimore shkencore në lidhje me monitorimin e pasurive ujore në Shqipëri.

Tryeza shkencore me temën “Evidentimi i kapaciteteve të institucioneve kërkimore shkencore në lidhje me monitorimin e pasurive ujore në Shqipëri” u zhvillua me praninë e kryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi dhe u moderua nga akad. Besnik Baraj e dr. Allabashi.

Akad. Besnik Baraj, drejtues i Njësisë “Pasuritë Ujore”, në fjalën hapëse të veprimtarisë e vuri theksin tek njohja dhe evidentimi i kapaciteteve shkencore, me qëllim që t’i ofrohen pushtetit lokal, qendror dhe politikbërësve për përfshirjen në zgjidhjen e sfidave që kalon vendi. Më tej ai foli për ngritjen e urave të komunikimit për t’i ndihmuar e zhvilluar më tej kërkuesit shkencor në bashkëpunimin me politikbërësit, për ta kthyer produktin shkencor në dobi të shoqërisë.

Akad. Neki Frashëri tha se uji dhe karboni janë dy baza shumë të rëndësishme të jetës, ndaj ASHSH dhe njësia “Pasuritë Ujore” do të luajnë një rol të rëndësishëm për të nxitur e materializuar bashkëpunimin e komunitetit shkencor si brenda vetes, por edhe me politikëbërësit dhe komunitetin shkencor.

Dr. Roza Allabashi paraqiti gjetjet dhe një përmbledhje të raportit mbi evidentimin e kapaciteteve laboratorike kërkimore shkencore të IAL-ve të cilat përveç të tjerash operojnë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë së burimeve ujore në Shqipëri.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit