Trumpi mban sonte fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë të martën fjalimin për Gjendjen e Kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Fjalimi pritet të nisë rreth orës 21:00 me kohën lokale të SHBA-së.

Të hënën Trumpi ka thënë se do të jetë “një fjalim i gjatë”.

Mirëpo, një numër ligjvënësish demokratë kanë njoftuar se do ta bojktojnë seancën dhe fjalimin dhe në vend të kësaj do të marrin pjesë në një ngjarje tjetër në National Mall.

Guvernatorja e Virxhinias, Abigail Spanberger, do të japë përgjigjen demokrate ndaj fjalimit të Trumpit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit