Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur diktator presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja në Ukrainë, ka raportuar BBC.
Ai gjithashtu ka shtuar se “unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar, dhe miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë”.
Përplasjet midis Trumpit dhe Zelenskyt vijnë pas kritikave të presidentit ukrainas për takimin e mbajtur të martën në Arabinë Saudite midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nuk e përfshiu Ukrainën e as Bashkimin Evropian në tryezën e bisedimeve.