Presidenti amerikan, Donald Trump ka theksuar se nuk do të tolerojë vonesa nga Hamasi për marrëveshjen e paqes me Izraelin, raporton BBC.
“E vlerësoj veprimin e Izraelit për t’i ndaluar përkohësisht bombardimet për t’i dhënë një shans lirimit të pengjeve dhe përmbylljes së Marrëveshjes së Paqes,” tha ai në një postim në platformën e tij Truth Social. “Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe gjithçka mund të prishet. Nuk do të toleroj vonesa, që shumë mendojnë se do të ndodhin, ose ndonjë rezultat ku Gaza përsëri paraqet kërcënim. Le ta bëjmë këtë, sa më shpejt”.
Trump shtoi se “të gjithë do të trajtohen drejtësisht!”
Komentet e presidentit vijnë pas tri sulmeve të ndryshme ajrore mëngjesin e sotëm në qytetin e Gazës, nga të cilat të paktën pesë persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë lënduar, sipas burimeve mjekësore në spitalin al-Shifa.