Trump njofton dërgimin e një anije spitalore në Grenlandë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmë se, së bashku me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, kanë rënë dakord të dërgojnë një anije spitalore në Grenlandë, territor danez për të cilin Trump shpesh ka shprehur dëshirën që ta aneksojë në SHBA.

Trump e bëri njoftimin në rrjetet sociale, pak para darkës me guvernatorin republikan në Shtëpinë e Bardhë:

“Në bashkëpunim me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, do të dërgojmë një anije spitali të shkëlqyer në Grenlandë për të ndihmuar njerëzit e sëmurë, për të cilët aty nuk kujdesen. Anija është në rrugë!”, shkroi ai.

As Shtëpia e Bardhë, as zyra e Landry-t nuk kanë dhënë sqarime nëse anija është kërkuar nga Danimarka apo Grenlanda dhe për cilët pacientë do të ofrohet ndihma.

Ky njoftim erdhi disa orë pasi Komanda Arktike daneze bëri të ditur evakuimin e një anëtari të ekuipazhit të një nëndetëse amerikane, i cili kërkoi ndihmë urgjente mjekësore, shtatë milje larg kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk.

Nuk është krejt e qartë lidhja e guvernatorit Landry me këtë rast. Marina amerikane ka dy anije spitali, “Mercy” dhe “Comfort”, por asnjë nuk është stacionuar në Luizianë.

Së fundi, Mbretëria daneze Frederik vizitoi Grenlandën për herë të dytë brenda një viti, duke treguar mbështetje për territorin dhe kundërshtim ndaj planeve të Trump për blerjen e ishullit.

Në fund të muajit të kaluar, Grenlanda, Danimarka dhe SHBA zhvilluan bisedime për zgjidhjen e situatës, që ka rritur tensionet brenda NATO-s gjatë muajve të fundit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit