Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë kërcënuese ndaj Iranit, duke paralajmëruar për zhvillime të mëdha të martën dhe duke kërkuar hapjen Ngushticës së Hormuzit.
Ai paralajmëroi pasoja të rënda në rast mosveprimi, duke përdorur tone të ashpra në mesazhin e tij publik.
“E marta do të jetë Dita e Termocentraleve dhe Dita e Urave, të gjitha në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapeni atë dreq ngushticë, o të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr – vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut. Presidenti Donald Trum”, ka shkruar Trump në Truth Social.



