Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake” ndaj Iranit.
Duke iu drejtuar popullit iranian, lideri amerikan tha se “koha e lirisë suaj ka ardhur” dhe i paralajmëroi se “bombat tona do të bien kudo”.
Ai i ka thënë iranianëve që të marrin kontrollin e qeverisë së tyre “pasi Shtetet e Bashkuara të përfundojnë”.
“Kur të përfundojmë, merrni kontrollin e qeverisë suaj – ajo do t’ju përkasë. Ky mund të jetë, ndoshta, shansi juaj i vetëm për breza. Për vite me radhë keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e keni marrë”, shtoi ai.
“Asnjë president nuk ka qenë i gatshëm të bëjë atë që unë jam i gatshëm të bëj sonte”, pohoi Trump.
Sipas presidentit amerikan, Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë që kërcënojnë SHBA-në dhe të tjerët.
Trump ka premtuar se do të “shkatërrojë” kapacitetet raketore iraniane.
Ndryshe, Shërbimet izraelite të inteligjencës dhe ato ushtarake vlerësojnë se në një afat shumë të shkurtër pritet një kundërsulm masiv ndaj Izraelit, i cili mund të përfshijë tufa dronësh dhe raketa balistike.
Nëpër qytetet izraelite tashmë dëgjohen sirenat që paralajmërojnë rrezik nga ajri./Telegrafi/





