Tronditëse në Tetovë: Foshnja 3-muajshe bie në asfalt, kallëzim penal ndaj dy personave

Advertisement

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave, një 42-vjeçari nga Prilepi dhe një 37-vjeçari nga një fshat i Komunës së Zhelinës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “neglizhimi dhe keqtrajtimi i fëmijës”.

Sipas policisë, 37-vjeçari, nën ndikimin e alkoolit, e ka lënë 42-vjeçaren së bashku me foshnjën e tyre tre muajshe në rrugë.

Më pas, gruaja e ka përmbysur karrocën, me ç’rast foshnja ka rënë në asfalt.

Rasti është evidentuar më 14 qershor 2026 në Tetovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit