Kompania “Trim dhe Lum” ka riparua pjesët e dëmtuara të Urës së Drurit në Strugë, të cilat kanë qenë rrezik për qytetarët dhe kalimtarët.
Kjo iniciativë e Kompanisë vjen pas ankesës së qytetarëve për rrezikun që shfaqej për kalimtarët por edhe nga neglizhenca e autoriteteve të komunës.
Punëtorët që takuam thonë për Ora24.tv se sot riparuan vetëm pjesët më të rrezikshme, ndërsa pas sezonit turistik, kompania “Trim dhe Lum” do ta riparojnë të gjithë Urën e cila njihet si ikonë e qytetit./Ora24.tv






