Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës klasike “Rogoredo in Musica”, në edicionin e tij të XXI-të për vitin 2026, në Milano do të mbahet një koncerti ‘Tri epoka, një përrallë muzikore’, i cili sjell në një program të vetëm disa nga emrat më të rëndësishëm të muzikës klasike evropiane dhe bashkëkohore, përcjell KultPlus.
Në këtë koncert do të interpretojë dueti “Viola e Pianoforte”, i përbërë nga violisti Blerim Grubi dhe pianistja Nita Grubi.
Koncerti do të zhvillohet më 22 mars, në ora 15:00, në Sala Polifunzionale “Sianesi”. Ngjarja organizohet nga Associazione Internazionale Rogoredo Musica në Milano, në bashkëpunim me institucione kulturore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
Në vijim gjeni njoftimin e Nita Grubit:
“Tri epoka, një përrallë muzikore”
-Programi përfshin vepra nga Schubert, Rachmaninoff, Schumann, Zografski dhe Beqiri
Organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar “Rogoredo Musica” Milano./KultPlus.com





