11.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Tre zakone të thjeshta që ju mbajnë larg gripit dhe ftohjes

Për shumë njerëz, virozat duken të pashmangshme – sidomos për ata që punojnë në ambiente me rrezik të lartë ose kujdesen për fëmijë të vegjël që nuk kanë shumë kujdes për higjienën.

Megjithatë, një mjeke e ndihmës së parë ka treguar se është e mundur të qëndrosh i shëndetshëm edhe në kushte të tilla.

Ella, e cila është aktive në llogarinë e saj në TikTok ka ndarë tre mënyra të cilat i aplikon për t’a mbrojtur veten dhe familjen e saj nga ftohjet gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Këshilla e parë: Hapni dritaret çdo ditë për 5 deri në 10 minuta.

Sipas Ella-s, ajrosja e shtëpisë është një hap i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për shëndetin.

“Duhet të ajrosni shtëpinë. Hapni dritaret dhe lini të dalë ajri i ndenjur. Mjaftojnë pak minuta në mëngjes. Viruset e ftohjes dhe gripit qëndrojnë në ajër – ndaj lini të dalin jashtë dhe fusni ajër të pastër. Ajri i freskët është i shkëlqyer”, këshillon ekspertja.

Këshilla e dytë: Lani duart.

Ajo thekson se kujdesi ndaj higjienës personale, sidomos larja e duarve, është mënyra më e lehtë për të shmangur sëmundjet.

“Nuk duhet ta them, por disa nuk i lani duart. Shkoni në tualet, nuk i lani, prekni gjithçka dhe pastaj fusni duart në gojë. Mënyra më e thjeshtë për të mos u sëmurë është të lani duart”, pohon ajo.

Këshilla e tretë: Ushqehuni mirë.

Ella nënvizon se ushqimi i shëndetshëm ka ndikim të madh në forcimin e sistemit imunitar.

“Rreth 70% e sistemit imunitar vjen nga zorra. Duhet të ushqeni bakteret e mira, të merrni vitamina dhe minerale që ta forconi imunitetin. Prandaj sistemi im është gjithmonë në formë”, shpjegon ekspertja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit