Transportuesit nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina vazhdojnë bllokadat, të martën takim i ministrave të Ballkanit Perëndimor me KE-në

Transportuesit e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina vazhdojnë të bllokojnë terminalet kufitare të ngarkesave për ditën e pestë, ndërsa transportuesit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut e kanë ndërprerë bllokadën pasi Komisioni Evropian publikoi një strategji të re vizash që pritet të zgjidhë problemin me kufizimet për qëndrimin e shoferëve profesionistë në zonën Shengen.

Të martën, më 3 shkurt, do të mbahet një takim i ministrave nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Komisionit Evropian për problemin e transportuesve nga rajoni në zonën Shengen, për çka shefi i Delegacionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Luigi Soreca, e informoi mbrëmë kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krishto.

Ata biseduan përmes telefonit për ndërprerjen e qarkullimit të pandërprerë të mallrave dhe funksionimin e transportit ndërkombëtar, të shkaktuar nga bllokadat në terminalet kufitare të ngarkesave drejt vendeve të BE-së.
Strategjia e re e vizave e BE-së, e prezantuar nga Komisioni Evropian, siç u njoftua, do t’u ndihmojë transportuesve nga Ballkani Perëndimor, pasi “BE dëshiron të sigurojë rregulla më fleksibël për punëtorët transkufitarë”.

Shoferët e kamionëve nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina filluan të bllokojnë pikat kufitare të hënën, më 26 janar, duke konsideruar se sistemi i ri i kontrollit të hyrjes dhe daljes (EES) në zonën Shengen diskriminon transportuesit nga BE-ja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit